Takimi i u.d. i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha dhe zyrtarëve të Sindikatës së Policisë - Foto: PK

Sindikata e Policisë kërkon rritjen e mirëqenies së zyrtarëve policorë

Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës janë pritur sot në takim nga ushtruesi i detyrës i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për çështjen e mirëqenies së punonjësve të PK-së.

Valbona Kamberi dhe Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës në takimin me u.d. drejtorin e Policisë janë angazhuar për bashkëpunim në drejtim të gjetjes së ndonjë mundësie apo zgjidhjeje ligjore, në bashkëpunim edhe me institucionet relevante të shtetit, për mirëqenien e punonjësve të PK-së.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të ketë sigurim shëndetësor, jetësor dhe aksidental për pjesëtarët e Policisë dhe njohjen e përvojës së viteve ’90 për zyrtarët policorë.