Foto Ilustrim

Qeveria Themelon Njësi për Përkthim të Dokumenteve

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar edhe projekt-rregulloren për themelimin e komisionit për analizimin e nevojës për formimin e njësisë për përkthim.

Lidhur me këtë kryeministri Ramush Haradinaj tha se dokumente e qeverisë që në faza fillestare po përfundojnë në duart e palëve të treta pasi për t`u përkthyer ato duhet kontraktuar si shërbim palë të jashtme.

“Arsyetimi i thjeshtë, krejt dokumentet tona zyrtare i kontraktojmë palët për përkthim, e dokumentet e punës ende pa qenë formale po shkojnë në duar të palëve të dyta e treta. Ka edhe implikime tjera”, ka thënë Haradinaj, para se të aprovohet nga kabineti i tij rregullorja për themelimin e komisionit për analizimin e nevojës për formimin e njësisë për përkthim.