foto: Ilustrim

Plagoset gazetarja malazeze

Olivera Lakiç, gazetare e të përditshmes malazeze “Vijesti”, u qëllua në këmbë të martën para ndërtesës së saj në qendër të kryeqytetit, Podgoricë.

Lakiç u qëllua në këmbë, por jeta e saj nuk është në rrezik.

Policia dhe një ambulancë shkuan shumë shpejt në vendin e ngjarjes.

Kjo nuk ishte hera e parë që Lakiç është sulmuar.

Në vitin 2012, një burrë me një kostum të zi e goditi atë edhe përpara ndërtesës ku ajo jeton.

Sulmi pasoi një seri kërcënimesh që ajo kishte marrë që kur ajo shkruante një seri artikujsh në lidhje me fabrikën e cigareve Tara dhe kompaninë malazeze të duhanit në vitin 2011.

Gazetarët shpesh ankohen për kërcënime në vendin ballkanik.

Në prill, siç njoftoi BIRN, një auto-bombë shpërtheu në Bijelo Pole para shtëpisë së gazetarit të shquar Sead Sadikoviq, i njohur për hulumtimet e tij mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nuk dihet nëse ai ishte objektivi.