Sulm Terrorist me Bombë në Kufirin Turk, Dhjetëra të Vdekur

Një sulm vetëvrasës ka vrarë të paktën 27 persona dhe ka plagosur mbi 100 të tjerë në qytetin turk Suruçit, pranë kufirit me Sirinë.

Shpërthimi ndodhi në oborrin e qendrës kulturore, sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Qindra të rinj qëndronin aty për të ndihmuar në rindërtimin e qytezës sirianen, Kobane, të shkatërruar gjatë luftimeve mes forcave kurde dhe luftëtarëve të ISIS.

Zyrtarët turq i thanë agjencisë Reuters se të dhënat paraprake tregonin se bëhej fjalë për një sulm vetëvrasës të ISIS-it.

Suruçi kishte strehuar shumë refugjatë që u kishin ikur luftimeve në Kobane që nga shtatori i vitit të kaluar.

Federata e Organizatave Rinore Socialiste (SGDF) në Turqi raportoi se kishte pasur të paktën 300 anëtarë që qëndronin në qendrën kulturore për të marrë pjesë në rindërtimin e Kabanes.

Fotografi të rënda u shpërndanë nga federata pas shpërthimit, ndërsa një tjetër para ngjarjes tregonte të rinjtë duke ngërënë bashkë.