Mustafa: Serbia nuk iu Përmbajt Afatit të Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha sot se Serbia është ajo që nuk iu përmbajt afatit për zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë.

“Nuk kemi këtu të bëjmë fare me suspendimin e marrëveshjes. Aq më pak kemi të bëjmë me suspendimin nga ana e Prishtinës. Por pyetja shtrohet keq ngase kemi mos përmbushje të marrëveshjes nga ana e Serbisë. Serbia nuk iu ka përmbajtur afateve që sot të fillojë përmbushja e marrëveshjes”, tha Kryeministri Mustafa.

Sipas tij, nuk është caktuar data e ardhshme për fillimin të aplikimit të marrëveshjes, por nuk do të ketë më negociata për këtë marrëveshje.  Ai shtoi që do të kërkojë nga BE-ja që të ndërhyjë dhe të kërkojë implementimin e marrëveshjes.