Kthehet Barrikada Mbi Lumin Ibër

16:17

Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës Goran Rakiq u është drejtuar gazetarëve të mbledhur te Ura e Ibrit, duke thënë se pas konsultimeve të vazhdueshme me Qeverinë e Serbisë ka marrë vendimin për ndërtimin e „Parkut të Paqës“ mbi urën e Ibrit.

„Ky është  mesazh për të gjithë botën se serbët e kësaj pjese refuzojnë të jetojnë në frikë dhe nuk ia kanë frikën askujt. Ne ua zgjasim dorën fqinjëve tanë shqiptarë, me shpresën se ky gjest i yni nuk do të shihet si dobësi e jona“, tha Rakiq.

14:14

Ka filluar rivendosja e barrikadës mbi lumin Ibër.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes disa banorë të veriut kanë vendosur disa saksi betoni dhe përmes një ekskavatori janë duke derdhur rërë për të bllokuar rrugën mbi urë.

Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjes janë Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe Metohi dhe Goran Rakiq kryetar i Mitrovicës së Veriut, bashkë me rreth 50 persona tjerë.

Deri më tash kjo ka ndodhur në qetësi, megjithë praninë e policisë dhe karabinierëve të cilët nuk kanë ndërmarrë gjë në ndalimin e këtyre veprimeve.

Barrikada është duke u vendosur në të njëjtin vend ku ka qenë barrikada që është hequr mbrëmë pas mesnatës.