Ilustrim: Protesta e opozitës në Tiranë

Përfundon protesta e dhunshme në Tiranë, Basha paralajmëron protestë të re

Në ora 22:00 ka përfunduar protesta e opozitës në Tiranë.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmëruar për një protestë tjetër, për të cilën nuk ka treguar se kur do të mbahet.

Protesta e sotme, e 7-ta me radhë, ishte e dhunshme. 7 policë janë lënduar dhe disa protestues gjatë hedhjes së kapsollave, mjeteve piroteknike dhe të tjera gjëra të forta.

Policia është detyruar të përdorte edhe gazin lotsjellës dhe topat e ujit kundër protestuesve që ishin futur në oborrin e Parlamentit dhe tentonin të hynin edhe brenda ndërtesës.

Partitë opozitare përmes këtyre protestave po kërkojnë largimin e Qeverisë së Edi Ramës.