Gafurr Dugolli, foto:Facebook

Lirohet Gafurr Dugolli

Lajmin e bën të ditur Ministria e FSK-së me anë të një komunikate.

“Sot me datë 19.03,2016 në orën 01:30  të mëngjesit është liruar Gafurr Dugolli,  drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së, i cili ka qenë i arrestuar  para një jave nga policia kufitare  e Maqedonisë në pikën kufitare në Bllace, deri sa po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave  në ambasadën e SHBA-ve në Shkup,” thuhet në komunikatën e MFSK-së.

Arrestimi ishte bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Serbisë, pasi Dugolli po kërkohet nga ky shtet për krime lufte në kohën sa ishte pjesëtar i UÇK-së.

KALLXO.com shkroi për arrestimin e Dugollit më 11 mars dhe tregoi rrëfimin e familjarëve të tij pas arrestimit.

http://kallxo.com/fletearresti-serb-e-prangos-kosovarin-ne-maqedoni/

http://kallxo.com/48-ore-ndalim-per-gafurr-dugollin/