Kosnett viziton serbët e Graçanicës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ditën e sotme e ka kaluar në komunën e Graçanicës.

Kosnett në një postim në profilin e tij në Twitter tha se është e rëndësishme që të dëgjohen sfidat me të cilat ballafaqohen komuniteti serb.

“Mësova shumë nga takimi në Graçanicë me anëtarët e komunitetit serb të Kosovës. Është e rëndësishme për të dëgjuar për sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mënyrat se si mund të punojmë së bashku për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për Kosovën”, ka shkruar ai.