Kllokot: Dhunohet seksualisht një grua

Policia  ka njoftuar se dy ditë më parë në Kllokot të Komunës së Gjilanit, është raportuar se një grua ishte dhunuar në një hotel nga një i dyshuar.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me moshën e gruas.

Sipas raportit ditor i dyshuari është arrestuar nga ana e policisë ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.