Arkiva - Foto: KALLXO.com

Kërcënohen Polici e Pylltari në Vushtrri

Një person është arrestuar dje në Karaqë të Vushtrrisë pasi që i njëjti kishte kanosur një zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në fshatin Skromë të Vushtrrisë mbrëmë rreth orës 19:25 zyrtari i Agjencisë së Pylltarisë ka raportuar se derisa ishte në kryerjen e detyrës është kanosur verbalisht nga dy të dyshuar meshkuj.

Të dyshuarit gjenden në arrati.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.

Këto raste po trajtohen si kanosje.