‘In the name of the Father’ me muzikë të Donika Rudit shfaqet në Tuzëll në BH

Shfaqja  “In the name of the Father” me muzikë të Donika Rudit, me autor koreografin Darren Toulon, do të shfaqet më 20 mars 2019 në Teatrin Kombëtar të Tuzllës, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shfaqja e stilit ‘Docu Dance Theatre’, vjen pas një bashkëpunimi në mes të krijueses kosovare, Rudi me koreografin Toulon.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë krijuesja Rudi përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook.

“Shumë e lumtur që projekti i radhës, me muzikën time, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Tuzllës (Bosnjë) nën drejtimin e Darrel Toulon”, ka shkruar Rudi.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë në mes të Rudit dhe Toulon. Në verën e vitit 2016, në Baletin Kombëtar të Kosovës është realizuar baleti “Xhuljeta pa Romeon” me muzikë të Donika Rudit dhe koreografit Darren Touloni.