Kompozitorja Donka Rudi prezantohet me tri koncertet në Francë

Kompozitorja Donika Rudi do të prezantohet gjatë këtij muaji me tri koncerte në kuadër të Festivalit “Viva Cité 2021”.

Ky festival mbahet nga 11 deri më 27 qershor 2021 në Sotteville-lès-Rouen në Francë.

Përmes një njoftimi për media, kompozitorja Rudi, e cila është edhe drejtoreshë e Festivalit “ReMusica” të Prishtinës ka bërë të ditur se Festivali “Viva Cite” bashkë-organizohet nga Komuna e Sotteville-lès-Rouen nën udhëheqjen artistike të “Atelier 231”.

“Miq të dashur, kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin se në datat 24 dhe 25 të këtij muaji, në kuadër të Festivalit Festival ‘Viva Cité’, edicioni i 32-të në Francë, do t’i kem 3 koncerte autoriale, me vepra të mija akusmatike”, ka potencuar Rudi, përmes njoftimit.

Donika Rudi është kompozitore e specializuar në muzikën elektroakustike dhe akusmatike.

Veprat e saj janë interpretuar në skenat vendore dhe ndërkombëtare.