I vdekuri në Burgun e Dubravës dërgohet për obduksion
Trupi i pajetë i personit i cili u gjend i vdekur në Burgun e Dubravës është dërguar për obduksion
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënsi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikqi
” Dyshimet e para janë se është vetëvrasje, trupi i pajetë është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit të shtetit. Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës është duke mbledhur prova tjera”, tha Nikqi
Burime të KALLXO.com brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës sot kanë sqaruar se personi i cili u gjend sot i vdekur në Dubravë kishte tentuar të paktën tri herë të vetëvritej.
Ai sipas këtyre burimeve ishte duke u mbajtur në burg nënë dyshimet se kishte vrarë vëllanë e tij me sëpatë ndërsa nga ajo kohë kishte tri tentativa për vetëvrasje.
Gjatë kohës i burgosuri ka qëndruar edhe në spitalin e psikiatrisë ku sipas burimeve ishte trajtuar nga mjekët dhe kishte dhënë përmirësime.
https://kallxo.com/i-vdekuri-ne-dubrave-tentoi-tri-here-te-vetevritej/