Gjuriq: ROSU sulmoi dhe mori nën kontroll Ujmanin

Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, tha në një konferencë shtypi në qeverinë serbe se njësi speciale e grupit paramilitar të ROSU të armatosur sulmuan dhe pushtuan Liqenin e Ujmanit, raporton TV Most

“Thaçi dhe terroristët e tij të armatosur vepruan ashtu që Thaçi të mund të ecte lirshëm, të fotografohej dhe të voziste në një anije në liqenin Gazivode, për të arritur atje, ata duhej të tërhiqnin dhe të arrestonin të gjithë nga rruga””, tha ai.

” Në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv ata i lidhën njerëzit në arrestime me qëllim të marrjes dhe të frikësimit të gjithë popullit serb në Kosovë, “tha Gjuriq.