FOTO – Aksident, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur pak më parë në Prizren në dalje të autostradës drejtë Gjakovës.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në adresë të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në aksident kanë qenë të involvuara dy automjete, ndërsa kanë mbetur të lënduar tre persona, me lëndime të lehta. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Komunikacionit rrugor në Prizren”, tha ai për KALLXO.com.