Ilustrim

Forcat siriane në gatishmëri për shkak të Izraelit

Forcat ajrore izraelite kanë vazhduar me mbikëqyrjen e hapësirës ajrore të Libanit në afërsi të kufirit me Sirinë.

Siç transmetojnë mediat botërore, dronët dhe aeroplanët ushtarakë izraelitë janë parë në rajonet mbi kufirin libanez-sirian, te ferma Sheba, në lëndinën Beka dhe malet Hermon, si dhe mbi rrafshnaltën e okupuar të Gazës.

Si kundërpërgjigje ndaj fluturimeve të aeroplanëve izraelitë, forcat siriane janë vendosur në gjendje gatishmërie përgjatë kufirit perëndimor të Sirisë, si dhe me Gaza.

Ndryshe, javën e kaluar forcat ajrore izraelite kanë fluturuar mbi malin Kalamun dhe Al-Kusair. /21Media