Fadil Xhemajlaj, kryesuesi i vendvotimit dhe Isa Xhemajlaj, kandidat i Nismës për kryetar të Drenasit - Foto: Facebook.com

Flet Kryesuesi i Vendvotimit i Ndaluar nga Policia

Fadil Xhemajlaj, kryesuesi i vendvotimit në fshatin Abri e Epërme në qendrën e votimit me numër 0307E, thotë se Policia e ka ndaluar për arsye të fotografimit të votës nga një votues.

“Policia më kanë marrë në bazë të dyshimit të një vëzhguesi, i cili e ka parë një votues duke e fotografuar votën. Detyra e vëzhguesit është që sapo të shohë parregullsi të lajmërojë menjëherë. Votuesi ka dalë”, ka qenë kjo deklarata e Xhemajlajt për KALLXO.com, para se të pranojë një telefonatë.

Pas telefonatës, Xhemajlaj ka thënë se nga KQZ-ja ia kanë ndaluar atij të japë më shumë sqarime për media për rastin në fjalë.

http://kallxo.com/rihapet-vendvotimi-ne-abri-te-eperme/