Foto: Hashim Thaçi/Twitter

Flamuri i Kosovës Valon në Lojërat Olimpike Dimërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar disa fotografi në të cilat shihet flamuri i Kosovës në vendin ku po bëhet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Kosova në këtë garë paraqitet për herë të parë që nga pranimi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me një garues- skitarin Albin Tahiri.

Lojërat Olimpike që filluan sot do të zgjasin deri më 25 shkurt.

KALLXO.com ka publikuar ditë më parë kalendarin e garave të përfaqësuesit të Kosovës, Albin Tahirit.