Majlinda Kelmendi do të shpallet Qytetare me Merita të Veçanta

Xhudistja Majlinda Kelmendi pritet që së shpejti të marr çmimin Qytetare me Merita të Veçanta nga shteti i Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministrit Albin Kurti.

”Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të propozojë vendimin për shpalljen e Majlinda Kelmendit, Qytetare me Merita të Veçanta. Për atë çfarë Majlinda i ka sjell vendit tonë, kjo është më e pakta që mund të bëjmë”, është shprehur Kurti.

Majlinda Kelmendi kishte arritur sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike të mbajtura në Rio De Zhaniero të Brazilit, kur kishte arritur të fitojë medaljen e parë të artë olimpike për shtetin e Kosovës.