Dy të arrestuar për vjedhje të kasafortës në Podujevë

Dy persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për vjedhje në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të dyshuarit kanë vjedhur një kasafortë me para, duhan dhe dokumente të tjera.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë vjedhur një kasafortë me monedha, cigare të ndryshme dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.