Detaje mbi vdekjen e të burgosurit, i dënuar për vrasje

Gjatë ditës së sotme Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i burgosuri Gj.P. ka vdekur si pasojë e disa problemeve shëndetësore.

KALLXO.com mëson se Gj. P., i arrestuar për vrasje në vitin 2009 dhe i dënuar me 25 vite burgim, vuante nga disa sëmundje.

Gj.P. i lindur më 1965, ka vuajtur nga tumori në tru dhe disa komplikime të tjera ndërsa edhe ishte operuar disa herë në QKUK.

Burimet e KALLXO.com thonë se i njëjti gjatë ditës së djeshme është liruar nga QKUK pas një intervenimi tjetër ndërsa gjatë ditës së sotme të njëjtit I është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur rreth orës 15:30.

SHKK gjatë ditës njoftoi se trupi i pajetë i të burgosurit është dërguar për obduksion.