Arrestimi i "Burdushit"

Burdushi sot para gjykatës, i vendoset masa e sigurisë

Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, sot sërisht në gjykatën e Prizrenit ku do të vendoset masa e sigurisë ndaj tij.

I njëjti në mëngjesin e djeshëm është arrestuar nga ana e Policisë.

Policia nën udhëheqjen e Prokurorisë së Prizrenit, kishte bastisur edhe vendin ku dyshohej se Hysri Peqani kryente veprimtari ilegale.

Bëhet e ditur se vitin e kaluar, Hysri Peqani ishtë dënuar me 1 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë, për veprën penale të mashtrimit, e gjithashtu gjykata e Prizrenit për tri vitet e ardhshme i’a kishte ndaluar atij ushtrimin e profesionit.

https://kallxo.com/burdushi-denohet-me-burg/