Bora bllokon komisionerët dhe vëzhguesit në Vllahi të Mitrovicës

Një ekip prej 3 vëzhguesish dhe dy komisionerësh, të cilët janë nisur për në qendrën e votimit në Shalë të Bajgorës, janë bllokuar pasi rruga është e papastruar.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga gjendja e rrugës në atë pjesë ndërsa ende nuk ka informacione nëse qendra në këtë fshat është hapur apo janë duke pritur komisionerët e bllokuar në rrugë.