FOTO ILUSTRIM

Arrestohet Prishtinasja, Sulmoi Disa Meshkuj

Një femër është arrestuar, pasi e njëjta sipas raportit të Policisë nën ndikimin e narkotikëve ka sulmuar disa meshkuj.

Siç njofton Policia e dyshuara pasi është arrestuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti sipas Policisë ka ndodhur në mbrëmjen e 24 korrikut rreth orës 22:00 në Prishtinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta si pasojë e  përdorimit të narkotikeve ka sulmuar viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Me urdhër të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.