Apostolova Prezanton Prioritetet e Presidencës Bullgare të BE-së
23.1.2018 - 07:40
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, sot do t’i prezantojnë prioritetet e Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë.
Presidenca Bullgare ka filluar më 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2018.
Fokusi i Presidencës do të vihet mbi perspektivën evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social, sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen.