Albin Kurti shtrihet në spitalin e infektivës

Anëtari i kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, përmes një publikimi në Facebook ka shpjeguar arsyet e shtrirjes së Albin Kurtit në QKUK.

Ai ka thënë se arsyeja është për shkak të infeksionit gripal dhe se gjendja e Kurtit është stabile.

Vitia po ashtu ka thënë se shumë shpejt Kurti do të lirohet në shtëpi.

“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal.

Falë përkujdesjes së mjekëve dhe infermierëve në emergjencë dhe klinikën infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”, ka shkruar Vitia.