ARKIV: Akil Gjakova pas triumfit | Foto: Facebook

Akil Gjakova: Ëndrrat Bëhen Realitet

Pas fitores së medaljes së artë në Paris, Akil Gjakova ka shkruar se ëndrrat bëhen realitet.

Akil Gjakova pasi fitoi medaljen e artë në Grand Slam-in e Parisit, ka shkruar se ëndrrat bëhen realitet.

“Ëndrrat bëhen realitet, fitues i turneut më të madh të xhudos Grand Slam Paris”, ka shkruar Gjakova në Paris.

Gjakova fitoi medaljen e parë të artë për meshkuj në gara të këtij niveli.

Trajneri Driton Kuka e quajti sot Akil Gjakovën pas triumfit “Princ të Parisit”.