Foto: Gazeta JNK

Sot shënohet dita botërore kundër HIV/AIDS

1 Dhjetori është Dita Botërore e AIDS-it. Në këtë ditë pjesa më e madhe e botës mëson dhe informon popullatën lidhur më këtë sëmundje.

Këtë ditë e ka shënuar edhe Kosova.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për ‘aksion’ për të përkrahur masat e parandalimit dhe kontrollit të HIV/AIDS-it.

Sëmundja e HIV/AIDS transmetohet nga një person tek tjetri përmes tre mënyrave, përmes mardhënieve seksuale të pambrojtura, kalimi i virusit direkt në gjakë dhe kjo mund të ndodhë përmes shiringut nëse përdoret në më shumë së një person, mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija.

Kur njeriu infektohet rezulton HIV pozitivë.

Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se në vitin 2019 rreth 38 milionë njerëz ishin me HIV, ndërsa kanë vdekur  690.000 njerëz me HIV përderisa 1.7 milion njerëz rezultojnë të infektuar me HIV/AIDS.

“Në mbarë botën:

  • Në fund të vitit 2019 rreth 38 milionë njerëz ishin me HIV.
  • Llogaritet se 1 në 5 njerëz që jetojnë me HIV nuk e dijnë se janë të infektuar.
  • Deri tani nga HIV-i kanë ndërruar jetë 33 milionë njerëz.
  • Gjatë vitit 2019 kanë vdekur 690.000 njerëz me HIV për shkak të mungesës së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 milion tjerë janë infektuar.
  • Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj).
  • Infeksioni me HIV është i pashërueshëm. Megjithatë, terapia efikase antiretrovirale mund ta kontrollojë virusin dhe të ndihmojë parandalimin e bartjes së infeksionit tek njerëzit tjerë.

Ndikimi i infeksionit me COVID-19 tek personat me HIV është ende duke u hulumtuar. Personat me HIV janë të rrezikuar nga sëmundjet serioze nëse kanë vlera të ulta të qelizave imunitare CD4 dhe nëse nuk marrin terapi efektive antiretrovirale”, ka shkruar Instituti.

“Ta përfundojmë epideminë e HIV/AIDS-it: Qëndrueshmëri dhe Ndikim”, është motoja për këtë vitë për infeksionin me HIV/ AIDS.