Foto: Gazeta JNK

Rastet me HIV/ AIDS në Kosovë

Sëmundja e HIV/AIDS transmetohet nga një person tek tjetri përmes tre mënyrave, përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, kalimi i virusit direkt në gjakë dhe kjo mund të ndodhë përmes shiringut nëse përdoret në më shumë se një person, mënyra e tret është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija.

Kur njeriu infektohet rezulton HIV pozitivë, HIV/AIDS është sëmundje e pashëruar, dhe persona e infektuar kanë imunitet shumë të dobët.

Ky infeksioni ka prekur edhe Kosovën. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në nga viti 1986 deri në dhjetor 2020 janë regjistruar 123 raste me HIV/AIDS.

Në vitin 2020 u regjistruan dy raste të infektimit me HIV.

“Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV. Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2020, janë raportuar 2 raste me HIV infeksion.

Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë”, njofton IKShPK.

Ndërsa në nivel global gjatë vitit 2019 rreth 38 milion njerëz ishin të infekatuar me HIV, 33 milion njerëz kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Tutje Instituti ka bërë të ditur se gjatë vitit 2019 690.000 njerëz kanë vdekur me HIV si pasoëj e mungesësë së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 miluon të tjërë rezultojnë të infektuar.

“Llogaritet se 1 në 5 njerëz që jetojnë me HIV nuk e dijnë se janë të infektuar”, thuhet tutje në njoftimin e IKShPK-së.

Sot është shënuar dita botërore kundër HIV/AIDS.

Sot shënohet dita botërore kundër HIV/AIDS