COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Afër 7 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë dhe një vdekje

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se janë 6 mijë e 925 raste aktive me Covid – 19 në Kosovë. Sipas ministrisë të shëruar janë 1 mijë e 155 persona ndërsa është shënuar një vdekje.

Në 24 orët e fundit sipas MSh-së janë testuar 2 mijë e 469 persona ndërsa prej tyre kanë rezultuar pozitiv 860.

Ministria ka dhënë informacione edhe për dozat e administruara të vaksinave.

Numri total i dozave të administruara është 1 milion e 834 mijë e 907 doza ndërsa brenda 24 orëve janë vaksinuar 60 persona.