COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se në Kosovë janë 2 mijë e 877 persona aktiv me COVID-19.

Numri i rasteve aktive ka filluar të ulet dukshëm.

Nga rezultatet e publikuara nga IKShPK tutje bëhet e ditur se janë shënuar edhe 76 raste të reja me coronavirus në nivel vendi, ndërsa janë shëruar 144 të tjerë.

Komuna me më së shumti raste pozitive brenda 24 orëve mbëtet kryeqyteti.

IKShPK gjithashtu bën të ditur se gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë si pasojë e infeksionit me COVID-19.