Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 3,400 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka njoftuar se në Kosovë janë regjistruar edhe 136 raste të reja më COVID-19 , janë shëruar 131 të tjerë dhe si pasojë e infeksionit kanë vdekur tetë persona brenda 24 orëve.

Nga njoftimi i IKShPK-së tutje bëhet e ditur se në nivel vendi janë 3,407 raste aktive me coronavirus.

Edhe sot kryeqyteti ka më së shumi raste me SARS-CoV-2, 51 raste gjithsej.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.