92 qytetarë të shëruar nga COVID-19

IKShPK ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë janë shëruar 92 pacientë me SARS – CoV-2, përderisa 661 të tjerë janë infektuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Tutje, bëhet e ditur se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 22.206 persona nga coronavirusi, 15.921 janë shëruar ndërsa 720 kanë vdekur.