3,730 qytetarë kanë marrur vaksinën antiCOVID brenda 24 orëve

Vaksinimi i qytetarëve në nivel vendi është duke vazhduar. 3,730 qytetarë janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 brenda 24 orëve.

Numri total i qytetarëve të vaksinuar deri më tani në Kosovë ka arritur në 90,217.

Vaksinimi për të gjithë qytetarët në Prishtinë bëhet tek salla ‘1 Tetori’ ndërsa në komuna tjera bëhet nëpër QKMF.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes raportit ditor ka bërë të ditur se një person me COVID-19 ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 11 persona kanë rezultuar pozitiv.

Tashmë numri i rasteve aktive me të infektuar me SARS-CoV-2 ka rënë në 733.