Policia: Nuk Ka Eksod të Qytetarëve

Policia e Kosovës njofton se pas informacioneve të publikuara nga media të ndryshme lidhur me një fluks apo eksod të ri të kosovarëve ka ndërmarrë menjëherë veprime për verifikim të këtyre informacioneve dhe bazuar në punën operative dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe autoritetet e tjera, ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë eksodi të qytetarëve tanë dhe se nuk ka vend për shqetësime të tilla.

“Gjithashtu nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë shtet i BE –së, se ka rritje të numrit të kërkesave të kosovarëve për azil në këto shtete”, thekson Policia.

Raportimet për ikje masive apo eksod të qytetarëve në mënyra të tjera janë të pavërteta, shton Policia.