Mitrovica e Veriut. Foto: Atdhe Mulla

Policia e Kosovës demanton mediat serbe për arrestimin e një ish-polici serb në veri

Policia e Kosovës ka demantuar mediat serbe lidhur me gjoja arrestimin e ish-policit serb me inicialet Z.M.

Policia thotë se janë spekulime të mediave serbe informacionet për arrestimin e personit në fjalë.

“Spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person (ish policin Z.M,) në Mitrovicë Veri, si dhe kinse Policia e Kosovës, në Veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik” – thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, nuk ka informacione zyrtare nga Policia e Kosovës për një arrestim të personit në fjalë dhe se nuk ka penguar dhe nuk pengon në asnjë rrethanë asnjë institucion apo punonjës të cilët kryejnë detyrat zyrtare.

Polcia thotë se përmes njoftimeve të vazhdueshme informon opinionin publik dhe mediat, edhe kur arrestohen persona të dyshuar, sikurse rasti i arrestimit të të dyshuarit S.T., i dyshuar për veprën penale – krime lufte kundër popullsisë civile.

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar për arrestimin e ish-policit Sllagjan Trajkoviq, i dyshuar për krime lufte.

Ndërsa. Prokuroria Speciale ka njoftuar se do të kërkojë paraburgim për Trajkoviqin….