Bankomat - Foto: REL/Reuters

Grabitet bankomati në Rahovec

Katër persona të dyshuar kanë grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme një bankomat në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se një person ka raportuar në polici se katër persona të panjohur kanë arritur të grabisin një bankomat.

Të dyshuarit sipas raportuesit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe po merren me rastin.