Përplasen dy autobusë me nxënës, 40 të lënduar

40 persona janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti ku janë përplasur dy autobusë shkollor në Ammerndorf të Gjermanisë, njoftoi policia.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 13:30.

Mes viktimave, të paktën pesë persona (4 fëmijë dhe njëri prej shoferëve) janë në gjendje të rëndë në këtë aksident që ka ndodhur pranë qytetit të Amerndorfit, rreth 20 kilometra nga Nurembergu, në qendër të Bavarisë”, theksoi një zëdhënësi i policisë.

Arsyeja e përplasjes ende nuk dihen. Të plagosurit në gjendje të rëndë u dërguan me helikopter në spital./21Media