Përmes Projektligjit synohet të përkrahen investitorët nga Diaspora

Sot, Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka mbajtur dëgjimin publik për Projektligjin për Diasporën.

Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, ka thënë se remitencat nga Diaspora  japin shifra që e kalojnë buxhetin e Kosovës.

“Pas shumë përpjekjeve ky ligj është miratuar në parim më 30 maj dhe komisioni ynë do të jenë në cilësi funksional. Komunikimi me diasporën në mënyrë më specifike një televizion i diasporës. Ka ardhur koha qe institucionet ta kthejnë kokën kah diaspora. Vetëm në vitin 2018,  diaspora ka kontribuar në vend me 2 miliard euro aq sa është krejt buxheti i Kosovës që i bie mbi 5 milionë euro në ditë”, tha ajo gjatë diskutimit.

Në këtë projektligj janë është përfshirë edhe një pjesë për investimet strategjike.

“Arsyeja pse i kemi përfshirë në ligj investimet strategjike ka qenë sepse kemi dashtë t’i përkrahim investitorët nga Diaspora”, shtoi deputetja Osamani.

Përfaqësuesja e Ministria e Diasporës, Shyhrete Gosalci, ka kërkuar përkrahjen e deputetëve për rritjen e buxhetit për këtë ministri. Sipas saj, objektivet nuk mund të arrihen nëse nuk rritet buxheti.

“Ligji aktual ka qenë i zbatueshëm. Statusi i qendrave kulturore duhet të u jepet  fokus të veçantë si duhet,  duke u bazuar në buxhetin e Kosovës që keni ne s’kemi mundur të zbatojmë shumë objektiva”, ka thënë ajo.

Në këtë dëgjim publik ishte edhe një mësues i gjuhës shqipe nga Suedia, Xhevat Isufi. Ai tha se e mirëpret projekt ligjin dhe pret përkrahje edhe në të ardhmen.

“Më gëzon fakti qe bisedojmë për këtë projektet ligj për diasporën duke e ditur kontributin e diasporës për shtet ndërtim dhe shtetveprim. Më gëzon fakti që në këtë projektligj përfshihet financimi për mësimdhënie. 65 për qind e nxënësve marrin pjesë në shkolla të gjuhës shqipe, pjesa tjetër është arsye se janë të shpërndarë e një arsye tjetër është se shteti suedez nuk ka mundësi të financojë”, tha ai.

“Mos financimi në diasporë do të thotë një asimilim i ngadalshëm, me gëzon fakti edhe për televizionin e diasporës do të ishte një nxitje për mësime shkollorë”, shtoi Isufi.

Në këtë dëgjim publik ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Shoqëria Civile të cilët kërkuan që në projektligjin për Diasporën të ketë edhe përfaqësues politik të diasporës kosovare në Kuvendin e Kosovës.

https://kallxo.com/perplasje-mes-deputetes-se-aak-se-dhe-atij-te-vv-se/