Foto: Ilustrim

Paraburgim ndaj të dyshuarit për keqpërdorim seksual të 11 vjeçares

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të datës 15 nëntor 2018 për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit I.S. nga Komuna Shtimes, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën  penale keqpërdorim seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, i pandehuri I.S. dyshohet se më 2 nëntor 2018, në Shtime përkatësisht para shtëpisë së të dëmtuarës – fëmijë M.O. e moshës njëmbëdhjetë (11) vjeçe, e ka hipur në veturën e tij dhe e ka dërguar në fshatin Reçak, me ç ‘rast e ka keqpërdorur seksualisht.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar, konform nenit 187 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e  shtyen ekzekutimin e tij.