Pamje shokuese nga kasaphana e lopëve të ngordhura në Pejë

Kallxo.com ka siguruar edhe fotografi të tjera të lopëve të ngordhura të cilat ishin bërë gati për t’u shitur në tregjet e Pejës.

Fotografitë tregojnë depon ku përpunohej mishi dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Policia e Kosovës ka publikuar një varg fotografish nga aksioni i konfiskimit të mbi 1000 kilogramëve mish të cilat dyshohet se janë të lopëve të ngordhura.

Malli është konfiskuar në Pejë ndërsa ishte duke u bërë gati për t’u shitur në treg.

“Pas një informate të pranuar se personat e dyshuar M.B., R.Sh. dhe S.Sh. kishin bërë shitblerje të një kafshe (lopë) të ngordhur dhe të njëjtën e kanë bërë gati për treg“, thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti sqaron se në vendngjarje janë gjetur 9 nëntë frigoriferë të mëdhenj të mbushur me mish të prishur të llojllojshëm, të gjithë pa mirëmbajtje dhe po ashtu në gjendje të rëndë sanitare dhe me kundërmim të rëndë.

Sasia e përgjithshme e mishit që është gjetur ishte 1089 kg.