Zyrtare: Superliga nis më 17 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka filluar përgatitjet e nevojshme për edicionin e ri të garave 2019/2020.

FFK-ja  ka njoftuar se e ka përpiluar edhe orarin e Superligës, i cili zyrtarisht do të nisë më 17 gusht.

Ndërsa Liga e Parë do të nisë më 24 gusht, kurse Ligat e Dyta më 1 shtator.

Në sezonin e fundit kampionat i Kosovës u shpall Feronikeli duke e fituar titullin për herë të tretë në histori të klubit.