Foto: Barcelona/Twitter

Zyrtare: Barcelona transferon një mbrojtës (Foto)

Afatin kalimtar të janarit Barcelona është duke e shfrytëzuar që të transferojë mbrojtës, aty ku po ka probleme në sezonet e fundit.

Katalanasit sot e kanë zyrtarizuar edhe blerjen e re, e që është Jean Clair Todibo, mbrojtësi i skuadrës Fc Toulouse.

Todibo do të transferohet në Barcelonë më 1 korrik të vitit 2019, pasi edhe për sezonin pranveror do të qëndrojë te skuadra franceze.

Todibo debutimin e tij në Ligue 1 e kishte bërë në sezonin 2018, si 18 vjeçar.

Shuma e transferimit të Todibos, nuk është bërë e ditur nga spanjollët.

Barcelona më herët ka transferuar edhe mbrojtësin kolumbian, Murilo.