Xhiroja e 23 në Premierligë, kalon nën hijen e ndeshjes Arsenal – Chelsea (Foto)

Xhiroja e 23-të në Premierligën angleze do të na sjellë takime interesante të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën prej orës 13:30, xhiroja e 23-të do të filloj me ndeshjen Wolves –Leicester, të dy ekipet nuk kanë ndonjë qëllim në këtë sezon, prandaj edhe pritet të jetë ndeshje e paparashikueshme.

Lideri i ligës, Liverpool, do të luaj të shtunën prej orës 16:00, ndaj Crystal Palace.

Liverpool deri më tani është lider i padiskutueshëm dhe kundër Crystal Palace, do ta kërkoj fitoren në mënyrë që të rrugtoj drejt titullit të kampionit sigurt.

Ndeshjen e parë Liverpool e kishte fituar si mysafir me rezultat 0-2.

Manchester United poashtu pritet të shënoj një fitore të lehtë ndaj Brightonit, ndeshje kjo që luhet të shtunën prej orës 16:00.

Manchester United prej ardhjes së trajnerit të ri Solksjaer, ka rikthyer formën e shkëlqyer dhe tani është futur në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Të shtunën prej orës 18:30, do të jetë super ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Chelseas.

Të dy skuadrat nuk i kanë punët mirë në këtë sezon.

Chelsea pozicionohet në vendin e katërt me 47 pikë. Kurse Arsenali në të pestin me 41 pikë.

Fitorja është thelbësore për të dyja ekipet, pasi nëse fiton Chelsea i ofrohet më shumë vendit të dytë.

E Arsenali kërkon që ta ndaloj rivalin kryesor për vendin e katërt, pra Chelsean, në të kundërtën rrezikon ta humb edhe vendin e pestë.

Chelsea ndeshjen e parë të këtij sezoni e kishte fituar me rezultat 3:2.

Të dielën Manchester City do të luaj kundër Huddersfieldit,  prej orës 14:30.

City edhe pse mysafirë pritet të shënoj një fitore të lehtë ndaj vendit të fundit në tabel.

Xhiron e 23-të e përmbyll ndeshja ndërmjet Fulhamit dhe Tottenhamit, e cila zhvillohet prej orës 17:00.

Tottenhami në këtë ndeshje do të luaj pa lojtarin kryesor, Harry Kane, i cili pritet të jetë një munges e madhe për ‘Spursat’, për disa muaj.