Vdesin dy alpinistë në malin Everest

Dy alpinistë kanë vdekur në malin Everest, pasi një grup i njerëzve kishin ngecur në radhë në majën e malit më të lartë në botë.

Alpinistja indiane, Anjali Kulkani, 55 vjeç, vdiq gjatë ngjitjes për në majën e malit Evererst, ka thënë për CNN, djali saj Shantanu Kulkarni.

Alpinisti amerikan Donald Lynn Cash, gjithashtu vdiq, duke zbritur nga maja e malit, sipas kompanisë së ekspeditës “Nepalese Pioneer Adevnture”.

Nirmal Purja ka postuar një fotografi në Instagram të njerëzve në mal, duke treguar një radhë të dendur të alpinistëve.

Ai shtoi se kishte rreth 320 njerëz në radhë në majën e malit, në një zonë të njohur si “zona e vdekjes”.

Maja e malit Everest ka një lartësi prej 8,848 metra. Në atë nivel, çdo frymë përmban vetëm një të tretën e oksigjenit normal që gjendet në nivelin e detit. Trupi i njeriut gjithashtu përkeqësohet me shpejtësi në atë lartësi, që do të thotë se shumica e njerëzve mund të qëndrojnë vetëm disa minuta në majë, pa furnizime shtesë të oksigjenit.

Sipas Shantanu Kulkarni, nëna e tij kishte udhëtuar për mbi 25 vjet dhe ishte stërvitur të ngjitej në malin Everest për gjashtë vitet e fundit. Ajo kishte përfunduar një numër të madh udhëtimesh, duke përfshirë malin Elbrus në Rusinë jugore dhe malin Kilimanjaro në Tanzani.

“Ekipi ynë bëri çmos për të shpëtuar jetën e tij”, citohet të ketë thënë kompania, duke shtuar se udhëzuesit kishin tentuar ta mbanin gjallë duke e tërhequr atë në mal.

“Pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira në ofrimin e udhëzimeve më të mira, furnizimeve të mjaftueshme me oksigjen dhe mbështetjen mjekësore ata nuk mund ta shpëtonin jetën e tij”, thuhet në njoftim, raporton CNN.

Djali i alpinistit amerikan të vdekur ka thënë për CNN, se babai i tij  kishte vdekur pas arritjes së qëllimit të tij për tu ngjitur në malin më të lartë në botë.

“Mesazhi i fundit që më ka dërguar, tha:” Ndihem kaq i lumtur që jam në mal, për të cilin kam lexuar për 40 vitet e fundit”, tha djali i alpinistit,  Tanner Cash.

Më shumë se 200 alpinistë kanë vdekur në majën më të lartë të botës, që nga viti 1922, kur u regjistruan vdekjet e para të alpinistëve në Everest. Shumica e trupave besohet se kanë mbetur të varrosur nën akullnajat e malit.

 

TOPSHOT – This handout photo taken on May 22, 2019 and released by climber Nirmal Purja’s Project Possible expedition shows heavy traffic of mountain climbers lining up to stand at the summit of Mount Everest. – Many teams had to line up for hours on May 22 to reach the summit, risking frostbites and altitude sickness, as a rush of climbers marked one of the busiest days on the world’s highest mountain. (Photo by Handout / Project Possible / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – MANDATORY CREDIT “AFP PHOTO / PROJECT POSSIBLE” – NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS – DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS —HANDOUT/AFP/Getty Images