Dua Lipa gjatë një koncerti. Foto: Dua Lipa/Facebook

Sigurimi i largon fansat e komunitetit LGBTI nga koncerti i Dua Lipës, këngëtarja shpërthen në vaj

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës i ka ndodhur një gjë e pazakontë gjatë një koncerti në Shangai të Kinës.

Sigurimi i vendit ku performonte këngëtarja i ka larguar me forcë fansat të cilët thuhet se gjatë koncertit kanë vallëzuar me flamuj të komunitetit LGBTI.

BBC ka publikuar një video në Instagram, ku  Dua Lipa shihet duke qarë pas këtij incidenti.

https://www.instagram.com/p/Bnq8YoVnsYx/?taken-by=bbcneës

Ndërkohë edhe vet këngëtarja ka reaguar përmes llogarisë së saj në Instagram.

“Unë do të qëndroj pranë të gjithë juvefansa të dhe jam krenare dhe mirënjohëse që ju ndiheni mjaftueshëm të sigurt për të treguar krenarinë tuaj në shfaqjen time. Çfarë keni bërë do të thotë shumë trimëri. Gjithmonë dëshiroj që muzika ime të sjellë forcë, shpresë dhe unitet. Unë u tmerrova nga ajo që ndodhi dhe u dërgoj dashuri të gjithë fansave të mi të përfshirë në këtë. Do të doja të kthehesha për adhuruesit e mi, në kohën e duhur dhe shpresojmë të shohim një dhomë plot me ngjyra. Të dua Shanghai xx”, ka shkruar Lipa.

https://www.instagram.com/p/Bnqo8sol7xp/?hl=en&taken-by=dualipa