Si ta largoni lagështinë nga shtëpia

Lagështia është një problem i vërtetë për shtëpinë, sidomos për ato që janë në zona që kanë kushte klimaterike të këtij lloji.

Megjithatë ekzistojnë disa truqe të thjeshta për të larguar lagështinë në shtëpi.

Ashtu siç ndodh dhe në ajër të hapur dhe në ambientet e mbyllura lagështira mbi 60-70% konsiderohet apo më e lartë mund të shkaktojë probleme në shtëpi dhe në shëndet.

Ja disa këshilla:

Mbani dritaret hapur sa herë të jetë e mundur dhe nëse nuk është e mjaftueshme mbani dhe një ventilator për të mbajtur freskët ambientin.

Tharësi lagështirës është ideal nëse jetoni në një vend të lagësht dhe të ftohtë.

Mos mendoni se harxhon shumë energji, pasi ka të njëjtën sasi si kondicioneri.

Kripa njihet si një nga thithësit më të mëdhenj të lagështirës.

Vendoseni në formën që është në foto dhe për dy ditë do e shihni sa lagështirë ka thithur.

Kryesore është të gjejmë shkakun e lagështirës në shtëpi, që të shohim nëse kemi mundësi ta riparojmë, mund të jenë tuba të prishur, moskullimi i ujërave të mureve etj./21Media