Foto: El Shaaraawy/ Twitter

Roma e gatshme t’ia rinovojë kontratën El Shaarawyt

Sulmuesi anësor italian Stephan El Shaarawy është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mira të karrierës së tij si futbollist me skuadrën e Romës.

Italiani nga 15 ndeshje në Serie A, i ka shënuar tetë gola, apo përkthyer në minuta ka shënuar gol në çdo 148 minuta.

Sipas gazetës italiane “Calciomercato.com”, Roma është duke menduar që t’ia vazhdojë kontratën El Shaarawyt deri në vitin 2024, me 2.25 milionë euro për sezon.

El Shaarawy u transferua nga Milani në Romë në vitin 2016 për 17 milionë euro.