River Plate fituese e Copa Libertadores (Foto)

River Plate e ka fituar trofeun e “Copa Libertadores”, pasi e mposhti Boca Juniorsin me rezultat prej 3-1, vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Lojën e nisi më mirë Boca Juniors, e cila kaloi në epërsi në minutën e 44’ me Bendetton.

Riveri e barazoi rezultatin me Pratton në minutën e 68’.

River Plate i shënoi dy gola në minutat e vazhdimeve.

Së pari shënoi Quintero në minutën e 109’ ku shënoi një super gol.

Për rezultatin përfundimtar u desh të pritej minuta e 120+2’, ku shënoi Martinez në portën e boshatisur.

Rezultati përfundimtar i kësaj finale ishte 5-3, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-2.